Këlliçi publikon vilat e Skënder Hitës: Kur policët rropaten me turne 12-orëshe, drejtori shton katet e vilave

Këlliçi publikon vilat e Skënder Hitës: Kur policët rropaten me turne 12-orëshe, drejtori shton katet e vilave

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar pamje të vilave që, sipas tij, i përkasin drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke ngritur akuza të forta për luksin e drejtuesve të policisë, ndërsa efektivët përballen me paga të ulëta dhe kushte të vështira pune.

Në një reagim në Facebook, Këlliçi u është drejtuar punonjësve të Policisë së Shtetit, duke u kërkuar të mos ngrenë dorën kundër të rinjve dhe studentëve që protestojnë. Ai akuzon Hitën se, në vend që të mbrojë rendin dhe sigurinë, po përdor policinë për të ushtruar presion ndaj protestuesve dhe paralajmëron se përgjegjësit për dhunën dhe arrestimet e paligjshme duhet të përballen me drejtësinë.

Këlliçi shprehet se PD qëndron në krah të rinisë dhe studentëve, ndërsa paralajmëron se pushteti nuk është i përjetshëm.

Postimi i Këlliçit:

Sot është koha që shqiptarët të njihen edhe me vilat e Skënder Hitës

Dua ti drejtohem punonjësve të Policisë së Shtetit, atyre që paguhen më pak se çdo koleg në rajon dhe europë, atyre që nuk u paguhen orët shtesë, atyre që u vidhen ditetat, uniformat, por dhe e ardhmja e fëmijëve, njësoj si ata të rinj që kanë mbushur bulevardin.

Kur të ngrini dorën kundër rinisë sot, mendoni që Skënder Hitaj nuk ju urdhëron për të mbrojtur rendin dhe sigurinë, por për të mbrojtur vilat e veta.
PO PO PO! Pikërisht këto vilat që shihni këtu në foto.

Kur ju rropateni me turne 12 orëshe, ai shton katet e vilave.
Sa për ty Skënder Hita, sot kemi vetëm një mesazh.

SPAK ndoshta nuk do të të arrestojë për dhunën kafshërore që po ushtron ndaj rinisë, për arrestimet e jashtëligjshme që po u bën minorenëve, për kriminelet me maska që ke nxjerrë rrugëve të ushtrojnë terror!

Por, të garantoj se janë këto vila që do të të bashkojnë me shokët në Durrës, shumë shpejt! Karrigja dhe kolltuku i pushtetit nuk janë të përjetshëm. Fytyra dhe cipa po.
Por këtë ju s’keni si ta kuptoni!
Ne jemi në krahë të rinisë dhe studentëve dhe koha juaj ka mbaruar!

Share it :