Rama i akuzoi se fshehin fytyrën, i riu i pamaskuar para Ministrisë së Arsimit prek me fjalët: Na dogjën rininë! Ky vend nuk ka të ardhme
Pas përplasjeve dhe dhunës policore të ditës së djeshme, qytetarët kanë nisur të mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në vijim të protestave kundër qeverisë.
Studentët përpara Ministrisë së Arsimit, të pamaskuar me revoltën dhe deklaratat e tyre i japin përgjigje kryeministrit Rama që flet për “të infiltruar” në protestë. Ata dalin me zë e figurë duke i kërkuar dorëheqjen.
Mes protestuesve, një qytetar ka shprehur indinjatën për situatën në vend dhe dhunën ndaj të rinjve, duke thënë se Shqipëria po humbet të ardhmen e saj për shkak të largimit dhe shkatërrimit të shpresave të brezit të ri.




