Ishte larguar nga banesa, familjarët gjejnë veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit pranë rezervuarit në Prrenjas

Një 58-vjeçar në Prrenjas, i identifikuar si Xh. D., dyshohet se është mbytur në rezervuar.

58-vjeçari është denoncuar nga një i afërm i tij pasi familjarët kanë gjetur pranë rezervuarit rrobat dhe biçikletën e 58-vjeçarit.

58 vjeçari, ishte larguar nga banesa që prej mëngjesit të ditës së djeshme (24 prill).

Në vendngjarje, kanë mbërritur polumbarët e RENEA-s të cilët së bashku me familjarët po kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të 58 vjeçarit.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :