Investigimi/ Koncesioni i Check-Up me shkelje që në fillim! Si Milva Ekonomi firmosi një kontratë abuzive

Emisioni investigativ ‘Plug’ u transmetua në Syri Tv, mbrëmjen e 13 majit 2026

Pjesa e Parë

 

Ajo që ndoqët deri më tani, është një përmbledhje e asaj që ka ndodhur në Shqipëri me koncesionet e shëndetësisë, që kanë një autor, Edi Ramën dhe dy ekzekutues të vendimeve të tij, Ilir Beqajn dhe Ogerta Manastirliun.

 

Teksa kontrata e koncesionit të sterilzimit përfundoi, dhe tashmë këtë proces po e kryen shtetit, me hije të forta dyshimi se edhe tenderat e radhës po shkojnë te të njëjtët persona që morën paratë gjatë koncesionarit, drejt fundit po shkon edhe kontrata e Check Up.

Për këtë koncension, Plug do të ndalet gjatë, por sonte do t`ju tregojmë vetëm një pjesë të atyre raporteve të vetë shtetit, që dëshmojnë se Check Up-i është një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë.

Fillimisht le të ndjekim abuzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, në atë kohë drejtohej nga Ilir Beqaj, për shpallje e koncesionit të Check Up.

Kontrata koncesionare për Check up, siç është provuar deri më tani, ka qenë me fitues të paracaktuar. Ndonëse Ministria e Shëndetësisë hapi një garë fiktive për këtë koncesion, ku morën pjesë edhe kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizve mjekësore, fituese e koncesionit u shpall pikërisht 3P Life Logistic e Vilma Nushit.

Kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos një muaj më vonë më 7 janar 2015. Ndërkohë gara për kocnensionin e Check up, u shpall që në shkurt 2014, apo 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmostte marrjen e koncensionit 138 milionë euro.

Shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, apo thënë ndryshe, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Ndaj i mbetet SPAK të hetojë sesi u kryen negociatat mes Ilir Beqajt dhe Vilma Nushit.

Por, për këtë Plug do të ndalet më gjerësisht në emisionet në vijim, teksa sot do të ndalet vetëm te aspekte që lidhen me shpërdorimin e parave të qytetarëve shqiptarë me këtë koncesion që vijon të hetohet nga SPAK.

Plug publikon për herë të parë dokumente ekskluzive, që tregojnë se Ilir Beqaj kishte vendosur t’i falte Vilma Nushit miliona euro.

Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3 P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzon publikin e kësaj kontrate pasi konstaton shkelje të rënda ligjore.

Sipas një shkrese që i përket datës 13 shkurt me numër protokolli 1022/3, që Agjencia e Prokumit Publik I drejton Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Alfred Çareri, kontrata koncesionare kishte dy shkelje të rënda.

Së pari, kontrata dërgohet në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari I institucionit.

“APP vëren se Formulari i publikimit të njoftimit të kontratës së nënshkruar, i dërguar me shkresën e sipërcituar është pa numër protokolli si dhe pa vulë të institucionit tuaj”

Image

Shkelja tjetër e konstatuar nga APP ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion dhe mënyra e pagesës, që sipas APP, në formularin e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë në Agjencinë e Prokurimit Publik, Ilir Beqaj deklaronte se pagesa për check up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin.

Gjithashtu konstatohet se ka mospërthuje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën Nr. 3082/23 Prot. Datë 20.012015, në pikën 5 jepet vlera totale  e kontratës 13.833.000.000 lekë, ndërkohë në formularin e dërguar me shkresën Nr. 3082/27 Prot datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4, shkruhet shprehimisht se: Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve. Për sa më sipër, APP me qëllim publikimin e tij conform parashikimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi, ju kërkon ridërgimin e formularit të njoftimit të kontratës së nënshkruar sipas formës dhe përmbajtes së kërkuar, duke saktësuar edhe informacionin në lidhje me mospërputhjen e konstatuar. 

Image

Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar.

Më datë 19.02.2015, me shkresën Nr.3082/29, Ilir Beqaj i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi që të firmos formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përvec firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3. se: Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë, apo rreth 138 mln euro për dhjetë vjet.

Në pikën IV.4, saktësohet:

MILVA EKONOMI
Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit për personat e grupmoshës 40-65 vjeç. 

Image

Ky formular është i publikuar edhe sot e kësaj dite në faqen zyrtare të regjistrit koncesionar nga Openprocurmnet Albania.

Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK të kishte marrë të pandehur Milva Ekonomin dhe Ilir Beqajn, që me dashje i kanë shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi kanë kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë, të cilat Plug do t’i detajoj në vijim.

Por skandalet nuk mbarojnë këtu.

Në pikën 3, të kontratës, jo atë që gjendet sot në public, pasi në këtë të fundit mungojnë disa të dhëna, por në kontratën koncesionare që është dorëzuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë së drejtuar nga Albana Vokshi, përcaktohet se: Operatori merr përsipër që të ndërtojë, pajisë me apartura mjekësore të nevojshme, operojë dhe menaxhojë 20 laboratorë.

Por sipas dokumentit, të siguruar nga Plug, Vilma Nushi ndërtoi vetëm tre laboratorë edhe këta në magazinën e vet në Kashar, ndërsa në qytetet: Fier, Lezhë, Shkodër, Lushnje, Korçë, Sarandë, Berat, Elbasan dhe Gjirokastër, ajo nënkontraktoi laboratë të tjerë për kryerjen e analizave Check Up.

Kjo ndodhi për dy arsye.

Së pari, Vilma Nushi sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhet t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndtësisë dhe në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si asset shtetit shqiptar.

Në këtë rast, ndërtimi i laboratorëve në ambientet private të Vilma Nushit, sipas kontratës parashikonte që ky investim i mbetej si asset në përfundim të koncesionit kompanisë koncesionare, pra Vilmës.

Dhe së dyti, duke mos investuar në ngritjen e laboratorëve, Vilma Nushi zgjodhi të nënkontraktojë laboratorë të tjerë. Sipas kontratës nënkontraktimi ishte i parashikuar deri në 40% të vlerës. Mirëpo, këtu nis dhe abuzimi financiar me koncesionin.

Sipas kontratës që shihni në ekran, i nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS, Vasil Llajo, nënkontraktori do të paguante 5 mijë euro në muaj për Intermedica për kryerjen e një numri prej 1500 analizash.

Image

 

Çmimi për një Check Up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 600 lekë pa TVSH apo 740 lekë me tvsh.

Pra thënë ndryshe, teksa shteti do t`i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me tvsh për kryerjen e një pakete Check Up, Vilma Nushi e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH.

Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro, ndërsa për miliona të kryera me nënkontraktim, fitimet neto për Vilma Nushin mund të kenë arritur shumën e disa dhjetëra milionë eurove.

Share it :