Incineratorët/ Alqi Bllako përfundon në Durrës në një qeli Lefter Kokën

Alqi Bllako, ish vartës i Kokës në Ministrinë e Mjedisit, pas ndryshimit të vendimit në Apel, duke e rikthyer në burg, është dërguar në Durrës. Burime bëjnë me dije se ndodhet në të njëjtën qeli me Kokën.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit u mor më 9 nëntor 2022 

Ndërkohë Gjykata administron akt-ekspertizën e paraqitur nga ekspertët që paraqet situatën shëndetësore të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili kërkon në Shkallën e Parë të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zbutjen e masës së sigurisë.

Togat e zeza administruan aktin e ekspertizës të gjendjes shëndetësore të Kokës, që sipas eskpertëve, paraqitet delikate.

Seanca e radhës u caktua të mbahet të premten e ardhshme ku do të vendoset edhe në lidhje me kërkesën.

Koka kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg që ndodhet momentalisht në një masë më të butë.

Kërkesa është për njërën nga masat e caktuara nga Gjykata, atë të Fierit, ndërsa për Elbasanin atij iu rrëzua rreth 2 javë më parë,

Share it :