Kryetari i Partisë së Lirisë , Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka shprehur mbështetjen e tij maksimale ndaj kandidatit Igli Cara për bashkinë e Durrrësit. Ai thekson se programi i Igli Carës do t’i jap fund nëpërkëmbjes të qytetarëve të Durrësit dhe problemeve të rënda që deri më sot nuk kanë marrë një zgjidhje. Përkundrazi sipas Metës , “Rilindja” vetëm ua ka shtuar pa fund hallet dhe vështirësuar jetën qytetarëve.
POSTIMI I PLOTË :
Qytetarëve të Durrësit u hiqet Gjykata e Apelit, do t’u hiqet edhe Gjykata e Shkallës së Parë Administrative, ndërkohë u është hequr edhe Zyra e Kadastrës, që është transferuar në Tiranë.
Pra, qytetarëve të Durrësit, “Rilindja” vetëm ua ka larguar shërbimet, j’ua ka bërë tepër të vështirë marrjen e drejtësisë, u ka rritur kostot për shkak të distancës dhe nuk ka ofruar asnjë lehtësi, përveçse ju ka shtuar pa fund hallet dhe vështirësuar jetën.
Ndaj Durrësi do të votojë masivisht për Ndryshimin, për të ndëshkuar sektin e “Rilindjes”, që e përdor Durrësin vetëm për të vjedhur e plaçkitur pasuritë e tij dhe taksat e qytetarëve.
Vota për Igli Carën i jep fund nëpërkëmbjes të qytetarëve të Durrësit dhe rikthen Llogaridhënien për çdo taksë të paguar dhe shërbim të ofruar!



