I vjedhin portofolin, policia i kontrollon njerëzit një për një, kaos dhe acarim për udhëtarët (Video)

 

Dikujt i kanë vjedhur portofolin në një nga linjat e kryeqytetit dhe kjo ka shkaktuar kaos dhe acarim tek udhëtarët. Janë dashur disa minuta derisa të mbërrinte policia dhe më pas një kohë e gjatë që të kontrolloheshin një e nga një të gjithë njerëzit që ndodheshin brenda autobusit.

Një nga dëshmitarët raporton për Jetaoshqef.al se njërës nga femrat që ndodhej në urban i kanë marrë portofolin, ajo ka kërkuar policinë që të bënte të mundur gjetjen e tij.

“Pamjet ne momentin kur erdhen policet per te kapur hajdutin i cili vodhi portofolin e njeres. U mbyll autobuzi deri ne momentin qe erdhen policet nuk hapej dera, nuk zbriti asnje pasagjer duke kontrrolluar nje nga nje per te kapur hajdutin. Shum njerez humben orarin e punes, shume njerez humben bileten qe paguan autobuzi pasi u boshatis nuk mori me asnje pasagjer dhe u largua”, thotë raportuesi.

Nuk ka informacion nëse hajduti u kap, por ajo që tregojnë pamjet është kontrolli i rreptë që kanë ushtruar policët për gjetjen e tij. Sigurisht kjo ka shkaktuar edhe zemërim tek udhëtarët, por e rëndësishme është që të kapet personi përgjegjës për të shmangur vjedhje të tjera, ndonëse ai nuk është i vetmi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :