
Pas lajmit që lojtari i Kombëtares Mëgrim Mavraj nuk ka pranuar të veshë bluzën e Kombëtares Shqiptare, pasi ka mbi shpinë emrin e një birre, kanë shpërthyer komente të shumta.
Ka pasur nga ata që e kanë mbështetur, por të shumta kanë qenë komentet negative. Një pjesë e mirë e tifozëve mendojnë se Kombëtarja vjen e para, kjo është një lojë futbolli dhe të gjithë duhet të fokusohen atje.
“Nuk ka kombetare islamike vlla. Nuk e duam mbrojtjen tende me ekstremizem islamil brenda. Thirri mendjes sepse kombetarja eshte e te gjitheve, edhe e ne ateisteve. Nese sdo,ke kombetare islamike andej nga lindja shko e perfaqesoji. Islami ekstremist nuk ka vend tek mbare shqiptaret. Ata qe po e fusin,tju vije turp sepse po na ndosin te ardhmen”, ka qenë ky një ndër komentet e shumta.
Ndërsa një tifoz tjetër e mbështet në zgjedhjen e tij dhe u kërkon edhe të tjerëve që ta respektojnë.
“Katolik jam, edhe po te them respekte. Nëse nuk donë me reklamu gjërat që janë kundër fesë tënd, ke të drejt. Nuk e di pse disa po zemërohen. Ky është Musliman edhe Islami nuk lejon alkoolin. Tash, Mavraj si fetar që është nuk mundet me pi as reklamu alkoolin. Nuk ka ofendu kënd”, një tjetër koment.
Më poshtë keni komentet më pikante rreth kësaj çështje.




