“Grupi i Alibeajt është anti-opozitë”/ Sejamini: Absurde që “vula” të mos i jepet PD-së së Berishës

Më datë 3 mars Gjykata e Apelit do të vendosë për “vulën” e PD-së, nëse ajo do t’i mbetet grupit të ish-kryetarit Lulzim Basha, apo PD-së së drejtuar nga Sali Berisha. Analisti Neritan Sejamini tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se është absurde që gjykata të mos ia japë vulën PD-së së Berishës, ndërsa  grupin e Alibeajt, e cilësoi, një grup anti-opozitë dhe anti-PD, që të vetmin motiv ka t’i shërbejë pushtetit për të shpartalluar opozitën.

“E vetmja mundësi që gjykata t’ia japë vulën e PD-së, z.Alibeaj dhe z. Bardhi, nëse ajo i pyet të gjithë ata që kanë qenë te konventa e PD-së, ata 5 mijë veta, dhe të zbulojë se ata nuk kanë qenë atje.

A ishte vullneti i anëtarëve të PD-së për të zgjedhur z.Berisha kryetar dhe të tjerët dhe për të përjashtuar këta të tjerët?  Ka vetëm një mundësi. Z.Berisha pretendon se ka patur një konventë, gjykata të verifikojë këtë fakt dhe pa e verifikuar këtë gjykata nuk mund të vendosë gjë tjetër. Është absurde të ketë një logjikë tjetër jashtë kësaj.

E dyta. Gjithë grupi i z. Alibeaj është një grup anti-opozitë dhe anti-PD, nuk ka motivim demokratik, por vetëm një motivim për t’i shërbyer pushtetit për të shpartalluar opozitën.

Ata nuk kanë as moralisht, as politikisht, as shpirtërisht asnjë lloj arsyeje për të pretenduar për të marrë vulën e PD-së. Ky grup nuk ka asnjë ide politike. Po t’u thuash atyre mos fol për Berishën, këta nuk ekzistojnë. Nuk kanë thënë asgjë tjetër vetëm non grata, non grata.

Këta njerëz duhen turpëruar politikisht, sepse po bëjnë një shërbim shumë të keq. Sali Berisha duhet larguar nga PD-ja me votë, por jo të mos e lejosh të hyjë në zgjedhje, se ka vendosur dy vartës të tij, një Alibeaj që e mori nga rruga dhe Alibeaj ishte ministër Drejtësia kur ishte non grata kryeministër”-tha Sejamini.

Share it :