Gjokutaj: Vlora Hyseni pjesë e grupit të strukturuar kriminal, po fshihet 7/8 e ajsbergut të aferës Rama-Gysi
Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në SYRI TV në një intervistë me gazetarën Sibora Bitri, ka ngritur dyshime të forta për mënyrën se si po trajtohet çështja e lidhjeve mes kryeministrit Edi Rama, Gys Agasit dhe drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.
Sipas Gjokutajt, veprimtaria e Hysenit nuk mund të reduktohet në një marrëdhënie personale, pasi bëhet fjalë për përgjegjësi që lidhen me sigurinë kombëtare.
Gjokutaj deklaroi se Vlora Hyseni, sipas tij, është pjesë e grupit të strukturuar kriminal, pasi ka heshtur edhe pasi është vënë në dijeni të marrëdhënieve mes Ramës dhe Gys Agasit
Ai e cilësoi trajtimin e kësaj çështjeje si shkatërrim të hetimit dhe fyerje për opinionin publik, duke paralajmëruar se pas saj fshihet një pjesë shumë më e madhe e asaj që është bërë publike.
Gjokutaj: Unë nuk mendoj se veprimtaria e Vlora Hysenit ka filluar dhe mbaruar në binomin Vlora-Gysi. Nëse do të ishte nje problem i thjeshtë i një marrëdhënie, por Gus Agasi lidhet me atë pilotin e Francës. Nuk e di në ç’shkallë ka arritur hetimi. Teknikisht fillon me dispozitën më të rëndë, krime kundër sigurisë kombëtare, krime kundër rendit kushtetues, sepse këto janë vepra për të cilat del garant shërbimi informativ. Këta po e degjenerojnë, kë ka njohur kë ka pasur të dashur.
Nuk kemi të bëjmë me shërbimin ndaj një grupi të strukturuar kriminal, por Vlora Hyseni është pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal sepse bëhet pjesë që në momentin që vihet në dijeni të marrëdhënies së Ramës me Gysin edhe hesht dhe e degjenerojnë procesin në një njoftim, mos kalo te plepat se ke një furgon atje…
Kjo nuk është një çështje sentimentale dhe opinioni publik duhet të jetë i qartë se çfarë po fshihet 7/8 e këtij ajsbergu. Edhe në botë ka pasur marrëdhënie sentimentale por janë hetuar dhe ëshë qëndruar aty ku ka pasur problem serioz.
Këtu nuk kemi të bëjmë me një skenar filmi. Ky është jo vetëm shkatërrim i hetimit por edhe fyerje e opinionit publik.




