Gjendet i mbytur në pusin me ujë një person në Devoll

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Eçmenik të Devollit.

Autoritetet policore raportojnë se një i moshuar është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur, në një pus me ujë. Viktima është shtetasi N. Ll., 83 vjeç, banues në fshatin Eçmenik.

Sipas Policisë, nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e sotme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :