Fqinji ynë i vogël na la vite dritë prapa’, Këlliçi: Mali i Zi avancoi me integrimin, ‘Balluku’ na ngeli në klasë
Mali i Zi, dikur shumë hapa pas Shqipërisë në procesin e integrimit europian, tashmë konsiderohet zyrtarisht vendi i vetëm në rajon, duke e lënë Tiranën kilometra prapa.
Ky përmbysje e pozicioneve nuk është e rastësishme, por rrjedhojë e qasjeve të ndryshme në kohë ndaj reformave, shtetit të së drejtës dhe vetë demokracisë
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi nga Mali i Zi ku po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Republikan Amerikan që po mbahet atje, tha se fqinji ka treguar një angazhim serioz dhe të prekshëm.
Suksesi i Podgoricës bazohet në disa shtylla kryesore, sipas Këlliçit: një proces zgjedhor shumë herë më korrekt dhe më të pandikuar nga pushteti, investime në infrastrukturë dhe zbatimi i reformave të kërkuara nga Brukseli.
Mbi të gjitha, theksoi deputeti i PD, progresi i tyre vjen nga themelimi i një shteti funksional të së drejtës, me një pavarësi të konsoliduar të gjyqësorit dhe një proces të bazuar tërësisht në meritë.
Nga ana tjetër, Shqipëria u shpreh ligjvënësi demokrat, ka mbetur në vendnumëro, pasi në vend praktikisht mungon një proces zgjedhor real.
Dështimi për të adresuar rekomandimet e vazhdueshme të Komisionit Europian dhe kapja e sistemit të drejtësisë nga ekzekutivi, sipas tij, janë ndër pengesat kryesore. Rasti i njohur si “testi i Ballukut” përmendet si shembulli më flagrant i kontrollit politik mbi drejtësinë, një problem që Mali i Zi duket se e ka adresuar me më shumë sukses.
Jam në një në një konferencë në fakt të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan, por Mali i Zi i cili tashmë zyrtarisht konsiderohet si i vetmi vend frontrunner në procesin e integrimit ëh në Bashkimin Europian, që është gati të firmosë edhe të gjithë kuadrin rregullator dhe marrëveshjen për të zyrtarizuar edhe anëtarësimin e tij si shtet dhe që për hir të vërtetës, kur ne e kemi nisur këtë proces ka qenë shumë hapa pas nesh, por që sot e ka lënë Shqipërinë me kilometra mbrapa në raport me të gjitha standardet edhe ë me të gjitha reformat që duhen për të avancuar me këtë proces kaq të rëndësishëm.
Patjetër, po mbi të gjitha kanë njëherë procesin e zgjedhjeve, e kanë shumë herë më korrekt, më të ndershëm dhe është një vend që organizon zgjedhje. Pra, që sigurisht mund të ketë kontestimet e saj, por procesin zgjedhor e kanë shumë herë më të pandikuar nga partia në pushtet, ë nga qeveria aktuale sesa e ka Shqipëria që nuk ka proces zgjedhor fare. Nuk ekziston ky term në Shqipëri. Sa i përket investimeve në infrastrukturë, reformave të kërkuara, shtetit të së drejtës, jo shtetit ligjor, po shtetit të së drejtës. Për sa i përket pavarësisë së gjyqësorit dhe të gjithë rekomandimeve të tjera dhe kërkesave që ka patur Komisioni Europian për Malin e Zi dhe për qeverinë e Malit të Zi.
Sigurisht për fatin tonë të keq si vend, edhe për fatin tonë të keq si shqiptarë, fqinjët tanë malazezë na kanë lënë vite dritë mbrapa dhe sigurisht e kanë ë kaluar Shqipërinë me ritme shumë herë më të shpejta. Flasim për një vend që është pothuajse 1/4 e vendit tonë, për sa i përket popullatës 600.000 banorë pak a shumë. Dhe flasim për një vend që është pak a shumë më pak se Tirana, po të marrësh Tiranën në zonat urbane dhe rurale, por një vend që e ka marrë seriozisht sfidën e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe i ka marrë standardet seriozisht dhe ka një proces të bazuar në meritë.
Pra, ka një qeverisje që ka llogaridhënie. Ka dhe këtu debat politik, ka dhe këtu konflikt politik, ka dhe këtu mospajtime midis mazhorancës dhe opozitës. Por garantohen të drejtat e qytetarëve, garantohen të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, por mbi të gjitha garantohen të drejtat e opozitës në parlament, garantohen të drejtat e çdo qytetari para drejtësisë, ka një drejtësi që funksionon shumë herë më e pavarur se drejtësia në Shqipëri dhe ka një qeverisje të fokusuar në aspiratën kombëtare që kanë dhe këta si vend edhe këtu në mos gaboj të dhënat janë për mbi 90% të mbështetjes së popullatës për sa i përket procesit të të anëtarësimit në BE. por që e kanë marrë seriozisht me sa duket këtë proces.
Ndërkohë që po të shohësh të gjitha rekomandimet apo qoftë dhe rezolutën e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në raport me Shqipërinë, ë apo të shohësh të gjitha kërkesat që ka patur Brukseli zyrtar, pra ka patur Komisioni Europian, ë Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë, Parlamenti Europian për Shqipërinë, ne mbetem, mbesim në klasë në shumë e shumë kërkesa prioritare, ku mes tyre prin dhe shkëlqen pa diskutim testi famëkeq i cili quhet Balluku, që është rasti i më flagrant i kontrollit dhe i kapjes së drejtësisë nga kryeministri i Shqipërisë.




