Ilir Meta: “Ky hipokrit që thoshte nuk do bëj vetëm udhëtime ekonomike. Tani që i vodhi të gjitha pushtetet, fluturon si sheik në ajër. 20 e ca milionë euro, lekët e qytetarëve shqiptarë. Mashtroi, një orë në ajër me charter dhjetëra mijëra euro.
Drejtësia nuk vepron, për të na treguar se është instrument i Ramës. Shporrja e tij është çlirim për drejtësinë e kapur dhe të poshtëruar nga ai në çdo mënyrë.
Po bëjmë hapa mbrapa në raporton me BE. Rikthehet në monitorim për shkak të regjimit fiskal problematik. Hyjmë në listë me Vietnam.
Ka prioritet të kthehet në lavatriçe të krimit të organizuar, është peng i tyre, ata nuk e lënë të japë dorëheqje.
Janë pasojat e një qeverie mafioze, është kosto për qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm. Gjithë ato kulla në Tiranë, kush ka mundësi me paga të sotme, një çift të rinjsh të blejë një apartament, sa vite punë duhen të paktën 30 vite pa llogaritur kostot. Ndaj detyrohen të ikin, ka rënë numri i lindjeve, mamitë kanë ngelur pa punë.”




