Florjan Binaj: Rama tentoi të na përçajë, ne protestojmë edhe për administratën

Florjan Binaj: Rama tentoi të na përçajë, ne protestojmë edhe për administratën

Aktori dhe aktivisti i njohur, Florjan Binaj, ka mbajtur një fjalim mjaft të fuqishëm dhe elektrizues përpara mijëra protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Binaj iu drejtua turmës me thirrjet “sheshi plot, zemra plot”, teksa lëshoi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ai ka 13 vite që “zhgarravit fatet tona” dhe se u përpoq ta përçante popullin me një miting tjetër paralel.

Në fjalën e tij, aktori theksoi se kjo protestë nuk bëhet vetëm për ata që janë në shesh, por edhe për punonjësit e administratës dhe patronazhistët që detyrohen të shkojnë nëpër mitingjet e qeverisë. Ai bëri thirrje të prerë për ndëshkimin e të gjithë politikanëve të korruptuar të këtyre dekadave të fundit në Shqipëri.

“Kushdo që nga ’90-a që ka vjedhur këtu qoftë edhe 10 lekë, të shkojë në burg! Çdo qeveritar! Kushdo që ka shkelur ligjin të shkojë në burg, por jo në burg me 5 yje!”, deklaroi Binaj nën brohoritjet e turmës.

Më tej, Binaj u shpreh se arsyeja pse qeveria nuk do ta mposhtë dot kurrë këtë revoltë qytetare lidhet me kontrastin e vlerave që ekziston mes protestuesve dhe kryeministrit

Share it :