Faik Basha akuzon rëndë Veliajn: Lali “Ndrageta” po grabit pronat e qytetareve në Zall-Herr

Pjsetari i LSI-se Faik Basha permes nje postimi ne Facebook ka reaguar per shembjen e banesesave ne Zall Herr, ku akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se po grabit pronat e qytetareve.

Basha shkruan ne rrjetin social:

Lali “Ndrageta” grabit pronat e qytetareve në Zall-Herr.
Bashkia e Tiranës një grabitqare e pronave të qytetarëve ka hyre në aksion fuqishëm keto kohë për zaptimin e pronave të qytetarëve, me justifikimin mashtrues te ndertimit të banesave për të dëmtuarit nga termeti.
Pra e thene shkurt dhe pa gabime, grabit nga një anë dhe jep nga ana tjetër.
Si mund të hysh ne pronen e tjetrit në menyr barbare, pa njoftim paraprak zyrtar, si plaçkitës, si kriminel.
Kujt ti drejtohen qytetaret kur është vet shteti.
A ka shtet, a ka ligj që i mbron kto qytetar të pashpres?
A ka ligj që mbron pronen private?
Që mbron pronen e trasheguar brez pas brezi, pronen me tapi.
Ligjet e përcaktojne qarte se si mund të konsultohet me pronarin në rast nevoje.
Përpara ligjit jemi tē gjithē të barabart dhe si tē tille meritojmë të trajtohemi.
Kjo ështē një shkelje njerzore, nje makabër Hitleriane!
🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :