Klevis Balliu denoncon radhët për pensionistët: Shërbim i papranueshëm nga Bashkia e Tiranës

Klevis Balliu denoncon radhët për pensionistët: Shërbim i papranueshëm nga Bashkia e Tiranës

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar për pensionistët në Tirana, duke e cilësuar të papranueshme pritjen e gjatë në radhë për pajisjen me abone autobusi.

Sipas Balliut, qytetarët e moshuar po detyrohen të presin me orë të tëra për një shërbim bazë, ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka një numër të lartë punonjësish.

Është e papranueshme që pensionistët të trajtohen në këtë mënyrë. Bashkia ka rreth 11 mijë punonjës dhe nuk arrin të hapë disa sportele shtesë për t’u shërbyer qytetarëve,” është shprehur ai.

Share it :