Ish-sekretarja e Ballukut merret në pyetje nga SPAK

Ish-sekretarja e Ballukut merret në pyetje nga SPAK

Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, u paraqit këtë të enjte në ambientet e SPAK.

Sipas burimeve, ajo u mor në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm dhe më pas u largua nga institucioni, pas përfundimit të seancës.

Haxhiademi është thirrur edhe më herët në SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”.

Në qendër të kësaj çështjeje është ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tenderat.

Balluku akuzohet për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe.

Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :