Eric Adams me pasaportë shqiptare, Ron Yeffet organizoi vizitën e Adams në Shqipëri

Eric Adams me pasaportë shqiptare, Ron Yeffet organizoi vizitën e Adams në Shqipëri

Këto nuk janë veç fjalët e një personazhi të akuzuar për mashtrim, por tashmë janë fakt e të provuara, që Ron Yeffet ka akses të plotë për marrje apo dhënie të shtetësive. Pak kohë më parë në Shqipëri u shfaq ish-kryebashkiaku i New Yorkut Eric Adams.

Siç deklaronte Faist, edhe Eric Adams u prit me të njëjtën skemë, mes luksit, autokolonove të sigurisë, udhëtimeve në perlat shqiptare të jugut e me një pritje speciale në Kryeministri. Teksa prej vitesh drejtonte Bashkinë e një prej qyteteve më të rëndësishme e luksoze të botës, krah Edi Ramës, Eric Adams do të fliste për një Shqipëri, që vetëm shqiptarët nuk arrijnë ta shohin.

Me të njëjtën skemë si Faist, pak kohë pas këtij udhëtimi, e vetëm pak ditë më parë, Eric Adams do të pajisej me pasaportë shqiptare.

Ndërsa vizita e Adams në Shqipëri u pasqyrua me bujë edhe për shkak të detyrës së tij, mediat në SHBA ngritën pikpyetje të mëdha mbi këtë vizitë, e madje analizonin deri tek kostot e udhëtimit.

Por, nga njëra anë mediat amerikane flisnin për qindra euro që duhet të deklaroheshin nga Adams për shkak të detyrës, mijëra të tjera u shpenzuan nga Edi Rama, që t’i mundësonin deri tek udhëtimi me helikopter nga Tirana në Vlorë.

Ndërsa u shit si një vlerësim i madh për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, çuditërisht Admas vizitoi kompaninë Timak Defense, të Ron Yeffet.

Por nëse ende nuk bindeni se Adams në Shqipëri erdhi nga Yeffet sot do ua vërtetojmë me fakte.

Në rrjetin social Instagram të TIMAC është publikuar një video e vizitës së Adams në ambjentet e kësaj kompanie. Nëse e shihni videon me vëmendje janë kujdësur që në plan të jetë vetëm Arieta Puca dhe Eric Adams, duke fshehur nga pamjet se cili është personi me të cilin ata diskutojnë dhe të ulur në tavolinë.

Por, nga analizimi i pamjeve, duket se njerëzve të Ron Yeffet dhe të Eric Adams u ka shpëtuar një detaj, pasqyrimi në derën e xhamit të pamjes së Ron Yeffet që qëndron si njeriu hije fill pas Adams.

Image

Nëse nuk do të kishte asgjë për të fshehur, pse Kompania Timac, Ron Yeffet apo edhe Eric Adams u kujdesën për zhdukjen e shtetasit izraelit nga pamjet.

Ai sot është personazhi më i rëndësishëm asaj kompanie, është negociatori i vizitës dhe shoqëruesi i Adams. Por duket se edhe njëherë, shtetasit amerikan janë po aq të ndjeshëm sa francezët kur bëhet fjalë për abuzimin me taksat e tyre.

E vetëm në Shqipëri mund të ndodh që fondet, tenderat, armët e madje edhe ushtria mund ti falen një të akuzuari për mashtrim, me bekimin e Edi Ramës.

Sot Eric Adams ka përfituar shtetësinë shqiptare me procedurë të veçante. Një procedurë e cila kryet vetëm me propozimin e një Ministri të Kabinetit të Edi Ramës. Emisioni Plug i ka dërguar një kërkesë për informacion Presidencës se cili ministër ka hedhur firmën në këtë procedurë dhe jemi ende në pritje të përgjigjes.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :