Pas normalizimit të veprimtarive në komisionet parlamentare, këtë të enjte ka nisur seanca e parë plenare pas ngritjes së flamurit të bardhë mes palëve
E ndërsa Lulzim Basha kërkoi fjalën dhe iu dha nga drejtuesja e seancës Lindita Nikolla, ishte Gazment Bardhi i cili kërkoi fjalën për disa paqartësi në procesverbalin e kësaj seance.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi nga Kuvendi që të shpalleshin të pavlefshme të gjitha votimet që janë bërë gjatë seancës së kaluar.
Ai tha se nuk ishte plotësuar kuorumi, pasi nga 71 deputetë që duhet të ishin, në sallë ishin vetëm 65
“Nga përmbajtja e procesverbalit, në faqen 3, drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin dhe rezulton se janë 65 deputetë prezentë. Në emër të PD-së iu jam drejtuar që të shpallni pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar, në përputhje me ligjin. Sipas kuorumit do të duhet të jenë 71 deputetë”, tha Bardhi.
Ndërkohë kryeparlamentarja Nikolla i tha se ende nuk është marrë një vendim nga Sekretariati i Kuvendit.
Dhe ndërhyrja e Bardhit do të linte në këmbë Bashën për disa minuta në pritje që qartësimi i situatës të merrte udhë.
“Teksa ju dëgjon juve të flisni lind pyetja sa shpejt i harruat këto 6 muaj?”, tha Basha.




