Detaje të reja mësohen lidhur me ekzekutimin e 35-vjeçarit në Kodër Kamëz, mbrëmjen e sotme 23 dhjetor. Viktima është identifikuar si Can Kariçi, lindur në Dibër dhe banues në Kamëz.
Gazetari Edison Vatnikaj na informon se viktima ka qenë duke pirë kafe në një lokal dhe më pas është drejtuar drejt mjetit të tij “golf 5” me targa të huaja. Në momentin që ka hyrë në makinë persona të paidentifikuar e kanë qëlluar për vdekje, dyshohet me armë tip silenciator.
Viktima mësohet se është me precedent të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj personit. Disa muaj më parë ai është arrestuar nga RENEA dhe është kapur me një armë zjarri me 14 fishekë. Policia ka gjetur një pistoletë në makinën e viktimës.
Pak minuta më vonë u mësua se në Institut është gjetur një makinë e djegur tip “Audi” e cila dyshohet se si përket autorit apo autorëve të vrasjes së 35-vjeçarit. Policia ka shoqëruar disa persona të cilët ndodheshin në lokalin ku kishte konsumuar kafen viktima.




