Ndodh vetem ne Shqiperi/ Procedohet i dhunuari! Kalaja nxjerr pamjet dhe ironizon: Me pak fjalë unë kam rrahur policët
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka ironizuar policinë.
Reagimi i Kalasë vjen pasi një një njoftim të saj, Policia e Tiranës sot shkruante se ai ishte proceduar për “goditje për shkak të detyrës”.
Reagimi i Aulon Kalaja:
Mora vesh nga mediat se jam proceduar nga Policia e Shtetit për veprën penale:
“Goditje për shkak të detyrës”.
Ligji parashikon nga 1 deri në 5 vite burg.
Me pak fjalë unë kam rrahur policët.
Besoj se kjo u pa qartë në protestën e mbrëmshme!
Ligji parashikon nga 1 deri në 5 vite burg.
Me pak fjalë unë kam rrahur policët.
Besoj se kjo u pa qartë në protestën e mbrëmshme!




