Boçi: Dhunës së shtetit do t’i përgjigjemi në mënyrë proporcionale

Boçi: Dhunës së shtetit do t’i përgjigjemi në mënyrë proporcionale

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi se opozita nuk do të qëndrojë më pasive përballë dhunës institucionale, duke paralajmëruar reagime të forta e proporcionale si brenda, ashtu edhe jashtë Kuvendit.

“Mendoj që gandizmi nuk vlen. Koha e durimit ka mbaruar,” – u shpreh Boçi në intervistën për SYRI TV.

Ai kritikoi ashpër drejtuesit e policisë, duke i cilësuar si “njerëz pa vlera njerëzore dhe me lidhje me botën e krimit”. Sipas tij, strategjia e kryeministrit Edi Rama për të provokuar opozitën drejt akteve ekstreme “do të kthehet kundër tij vetë”.

Boçi theksoi se çdo akt agresiviteti, bllokim apo heqje e së drejtës ndaj opozitës “do të marrë përgjigjen e merituar”.

“Ne nuk jemi manekin aty, as brenda parlamentit, as jashtë parlamentit… Çdo agresivitet duhet të marrë përgjigjen e merituar,” – nënvizoi ai.

Deputeti demokrat shtoi se pritja për ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar po vonon realizimin e qëllimeve të opozitës dhe se koha kërkon sakrificë politike për të arritur zgjedhje të lira e të ndershme.

‘Për mendimin tim, jo vetëm në cilësinë e deputetit, edhe në parametrin njerëzor, parametrin çka përfaqësoi si individ, por dhe politik, reagimi duhet të jetë proporcional. Nuk duhet të hezitojmë. Thashë, ka kurthe, ka forma të pista politika që të shtyn drejt tyre dhe t’i keqinterpreton.

Por unë mendoj që gandizmi nuk vlen. Mendoj që të presësh që do reagojnë ndërkombëtarët e famshëm, disa prej tyre, se disa janë në linjën e punës së drejtë, mendoj unë.

Kjo e vonon realizimin e atyre qëllimeve që ka opozita. Unë mendoj që gjithçka duhet të jetë proporcionale, por kjo kërkon sakrificë, sigurisht, politike në radhë të parë.

Dhe mendoj që kjo lloj mënyre sjellje duhet të jetë proporcionale në kuvend, proporcionale dhe jashtë kuvendit. Nuk mund të kemi diferenca. Nuk mund të rrimë ne në pozicionin dhe të themi vazhdimisht na dhunojnë ne policia me servilët, me banditët, ne e dimë shumë mirë çfarë përbërje ka policia.” tha Boçi ndër të tjera.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :