Edi Rama në ditëlindjen e bashkëshortes së Ron Yeffet në Paris, edhe Mark Faist i pranishëm

Edi Rama në ditëlindjen e bashkëshortes së Ron Yeffet në Paris, edhe Mark Faist i pranishëm

Plug investigoi edhe më tej dhe arriti të gjente emrin e bashkëshortes së paditësit Mark Faist.

Ajo quhet Youliia Faist e cila në rrjetin e saj social Instagram ka publikuar foto e video nga të gjitha udhëtimet e përmendura në padinë e depozituar në gjykatën e Floridas.

Sot po sjellim pamje eskluzive të udhëtimeve, Ron Yeffet dhe bashkëshortes së tij.

Sipas postimeve të Yuliia Faist udhëtimi në Paris është bërë në data 6,7,8,9 tetor të vitit 2020. Në datën 8 tetor sipas videove që po i publikojmë eskluzivisht Ron Yeffet ka festuar dhe ditëlindjen e bashkëshortes.

Pra Kryeministri shqiptar ka udhëtuar në Paris jo vetëm për ti shërbyer skemës së Ron Yeffet por edhe për të festuar ditëllindjen e gruas së tij, çka tregon për një miqësi të fort mes të dyve.

Plug kërkoi të dhëna për agendën e Edi Ramës në ato data dhe nuk rezultoi që ky udhëtim të jetë bërë publik apo të ketë patur agendë zyrtare në Paris, pra ky është qartësisht një udhëtim privat i Ramës.

Nga një kqyrje e axhendës së kryeministrit Edi Rama rezulton se në datë 7 tetor ai ëhstë shfaqur në public në një konferencë me eurokomisinerin Oliver Varhelyi, në datën 8 tetor nuk ka asnjë axhendë apo dalje publike dhe në datë 9 tetor ai shfaqet në Asamblenë e Partisë Socialiste. Pra duket se kryeministri Edi Rama nuk mund të mungonte në festën privat të organizuar në Paris nga Ron Yeffet për bashkëshorten e tij.

Ndërsa lidhjet personale e miqësore janë forcuar sëtepërmi mes Edi Ramës dhe Ron Yeffet deri në familjare, mikut izraelit I krijohet akses në Shqipëri deri në lëshimin e pasaportave të Republikës së Shqipërisë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :