E rëndë në Tiranë, 32-vjeçari merr peng të dashurën dhe e dhunon

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një i ri ka mbajtur peng për disa orë të dashurën e tij, si dhe e ka dhunuar atë. Ai është arrestuar nga blutë e kryeqytetit dhe bëhet fjalë për shtetasin A. G., 32 vjeç nga Tirana.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe e ka mbajtuar atë për disa orë, në automjetin e tij, pa dëshirën e saj.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :