Një shpërthim tepër i fuqishëm ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Arrameras të Fushë-Krujës.
Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Joq Albania duket se si një biznes është shkatërruar nga eksplozivi i fuqishëm.
Ndërkaq një numër tepër i madh banorësh kanë shkruar pranë Joq duke u shprehur të tmerruar nga zhurma e madhe që është dëgjuar në të gjithë zonën.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.




