Dule: Fredi Beleri është i rrëmbyer, nuk mund të bëhet fjalë për shtet të së drejtës

Kreu i PD-së në Greqi Andreas Lloverdhos i shoqëruar nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, vizituan ditën e djeshme kreun e zgjedhur të bashkisë së Himarës Fredi Belerin.

Dule në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se gjendja shëndetësore e Belerit është shumë e mirë.Mes të tjerash ai nënvizoi se Beleri po jep leksione durimi, rezistence dhe vendosmërie pavarësisht padrejtësisë që po i bëhet.

Gjendja shëndetësore e Belerit është shumë e mirë, por ajo që është më e rëndësishme është morali i Belerit.

Pavarësisht se është në mënyrë të padrejtë më shkelje të çdo norme, të çdo parimi. Beleri është i rrëmbyer, por pavarësisht kësaj po jep leksione durimi, rezistence dhe vendosmërie për demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

Nuk mund të bëhet fjalë për shtet të së drejtës, për norma demokratike, dhe për ligjshmëri të respektuar në rastin e çështjes Beleri”, tha ai.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :