Drafti i PS i hartuar nga Gumi e Salianji: Emigrantët të votojnë me postë

Me komision apo pa komision të posaçëm, socialistët kanë gati draftin për ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Top Channel zbulon se dokumentin e hartuar  nga dy ekspertët e Partisë Socialiste Eridian Salianji dhe Viktor Gumi, që është prezantuar në tryezën e ekspertëve të Reformës Zgjedhore, me ndërmjetësimin e ODIHR.

Detyrimi kushtetues për votimin nga jashtë vendit socialistët propozuan ta bëjnë me postë. Vota e diasporës  do të llogaritet dhe tabulohet në tabelën e rezultateve të qarkut më  të fundit ku ka pasur vendbanimin në Shqipëri votuesi.

Top Channel ka zbuluar se numërimi  i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit synohet sipas të majtëve  të bëhet  në KQZ dhe fillon në momentin kur fillon numërimi i votave në KZAZ-në më të pare për qarkun respektiv.

PS mësohet se ka propozuar që në Kodin Zgjedhor të përcaktohet se përben veprimtari të ndaluara për t‘u promovuar çdo veprimtari publike gjate fushatës 30 ditore zgjedhore, pavarësisht nëse ka qenë planifikuar ose jo me fonde te buxhetit të shtetit.

Në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore të majtët janë të mendimit që do duhet te jenë nga radhët e administratës publike që kanë statusin e nëpunësit civil, punonjësit e arsimit, dhoma e avokatëve, dhoma e noterisë, si dhe çdo shtetas tjetër që përmbush kriteret arsimore dhe  të pastërtisë, të cilët u nënshtrohen paraprakisht trajnimit të detyrueshëm duke u certifikuar nga KQZ.

Mes propozimeve të paraqitura nga dy ekspertët socialist, është dhe rritja e transparencës së fondeve të partive politike dhe kontrolli i tyre. PS propozon që në Kodin Zgjedhor të vendoset afat konkret për transferimin e fondeve nga buxheti i shtetit  partive politike, si dhe te shtohet financimi publik për kandidatet e pavarur.

Propozimet e bëra nga ekspertët e PS:

DEPOLITIZIMI I KOMISIONEVE ZGJEDHORE:

Në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore dy ekspertët socialist propozuan që Komisioni i Qendrës së Votimit (KQV) të përbëhet nga tre anëtarë, të emëruar nga administrata e KQZ duke u përzgjedhur nga trupa e komisionerëve të gatshëm dhe të trajnuar dhe certifikuar paraprakisht nga KQZ. Nje prej anëtarëve kryen edhe detyrën e sekretarit të KQV. Kurse Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të përbëhet nga pesë anëtarë, të përzgjedhur nga KQZ. E njëjta skemë si me monitoruesit është edhe për Grupet e Numerimit të Votave të cilat përbëhen nga dy anëtarë, të emeruar nga Komisioneri i KQZ nga trupa e trainuar dhe certifikuar paraprakisht nga KQZ dhe nga katër monitorues politikë, si më lart, të cilët nuk kanë asnje te drejtë vendimarrje. Për t’I dhënë zgjidhje njëherë e mirë depolitizimit, PS kërkon që trupa e komisionerëve zgjedhore të krijohet nga perzgjedhja mes radhëve të administratës shtetërore që kanë statusin e nëpunësit civil, punonjesit e arsimit, dhoma e avokatëve, dhoma e noterisë, si dhe ccdo shtetas tjetër që përmbush kriteret arsimore dhe të pastërtisë, të cilët u nënshtrohen paraprakisht trainimit të detyrueshëm duke u certifikuar nga KQZ. Për punonjësit publik trajnimi propozohet të jetë i detyrueshëm dhe të bëhet pjesë integrale për ecurinë në karrierë. Për përzgjedhjen e komisionerëve, propozohet që të bëhet me short nga lista e atyre që janë të trajnuar.
Në lidhje me votën e emigrantëve, në draftine paraqitur nga dy ekspertët e Partisë Socialiste

VOTIMI I EMIGRANTEVE:

Eridian Salinji dhe eksperti Viktor Gumi, propozohet që shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të votojnë nëpërmjet postës dhe zarfi me fletën e votimit duhet të ketë mbërritur në KQZ jo më vonë se ditën e votimit. Për këtë, ata do të duhet të bëjnë rregjistrimin e adresës së banimit të tyre jashtë vendit në përputhje me ligj nr. 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Ndërsa në Kodin Zgjedhor, propozohet ndryshimi duke përcaktuar afat kohor brenda të cilit KQZ duhet të miratojë aktet përkatëse nënligjore për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit (psh jo më vonë se 6 muaj nga fillimi i periudhës zgjedhore të vitit 2025) si dhe kohën se kur KQZ fillon procedurën e rregjistrimit të shtetasve me banim jashtë vendit dhe që kanë shprehur vullnetin për të votuar në zgjedhjet parlamentare.(psh jo më vonë se 90 ditë nga dita e zgjedhjeve). – Vota e shtetasve me banim jashtë vendit do të llogaritet dhe tabulohet në tabelën e rezultateve të qarkut më të fundit ku ka pasur vendbanimin në Shqiperi votuesi. Numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit do të bëhet në KQZ dhe fillon në momentin kur fillon numërimi i votave në KZAZ-në më të pare për qarkun respektiv.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.