Dorëheqje”, “Poshtë diktatura”, pjesëmarrje masive e protestuesve përpara Kryeministrisë

Dorëheqje”, “Poshtë diktatura”, pjesëmarrje masive e protestuesve përpara Kryeministrisë

Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit.

Ata u dëbuan nga Ministria e Arsimit, pasi polici hodhi gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate.

Protestuesit e mbledhur tani para godinës së qeverisë, po bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

“Dorëheqje, dorëheqje”, janë disa nga thirrjet e tyre.

Ata akuzojnë kryeministrin Edi Rama se drejton një qeveri të korruptuar dhe se duhet të largohet.

Share it :