E rëndë/ Policia e Ramës qëllon me plumb gome në gjoks profesoreshën, doli të ndihmonte studentët
Një profesoreshë universiteti prej 25 vitesh ka mbetur e lënduar gjatë protestës, pasi, teksa po ndihmonte qytetarët dhe studentët me ujë fiziologjik pas hedhjes masive të gazit lotsjellës, është qëlluar me plumb gome në gjoks.
Në një raportim për Syri TV, ajo tregon se u qëllua teksa po ndihmonte protestuesit, ndërsa në terren vijon hedhja e gazit lotsjellës dhe ujit masiv ndaj protestuesve.




