Policia shënjëstron në kokë të riun, e plagos me plumb gome, ‘vullnetarët’ ia fashojnë
Me një sjellje aspak profesionale, policia vijon të shënjëstrojë qytetarët me plumba gome, duke i lënë të plagosur.
Siç shihet nga pamjet, ky është një prej studentëve protestues, i cili është goditur me plumb gome në kokë nga ana e efektivëve të policisë.
Ky është momenti nga ku vullnetarët i vijnë në ndihmë, duke i fashuar kokën. Tensione të ashpra janë shënuar gjatë protestes së kësaj të shtune, 24 tetor ku studentët patën thirru protestë kombëtare të mbështetur nga pedagogë, mësues, mjekë dhe artistë.
Për shkak të tensioneve dhe dhunës policore, nuk janë kursyer as ekipet e mediave, të cilët janë goditur nga efektivët.
Për shkak të agravimit, policia ka sulmuar me çfarë të mundë, duke qëlluar herë pas here dhe me plumba gome, ndërsa i dhunuar nga këto të fundit ka mbetur edhe pedagogu Lush Susaj.
Sakaq në terren për shkak të dhunës policore kanë mbërritur edhe ekipet e Kryqit të Kuq, për të asistuar të lënduarit nga dhuna policore.
Më herët në përpjekje për të shpërbërë protestuesit, policia përpos boteve të ujit po përdor ndaj të rinjve edhe gurët që gjendet në bulevard, një veprim aspak professional nga ana e efektivëve dhe e paparashikuar në asnjë ligj e rregullore.
Siç shihet dhe nga pamjet e ofruara nga gazetarët në terren, shihen efektivët e ‘Shqiponjave’ që qëllojnë ndaj protetestuesve, edhe pse këta të fundit duken paqësore dhe që nuk i kanë provokuar punonjësit e policisë.




