Dita e 14-të e marshimit, vendosen atlete para zyrës së Ramës, kujtesë për shpopullimin e Shqipërisë
Këtë të shtunë ashtu siç ishte njoftuar ka nisur në orën 18:00 protesta e 14-të e qytetarëve në Tiranë kundër Edi Ramës.
Qytetarët të shoqëruar nga familjarët dhe fëmijë të mitur fillimisht janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë
Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Ashtu si protetat e ditëve të mëparshme edhe protesta e sotme pritet të zgjasë disa orë.
Përpara kryeministrisë, jane vendosur atlete nga qytetarët që po merren me organizimin. Atletet simbolizojnë largimin e shqiptarëve nga vendi




