Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, gjithmonë ka krijuar debate dhe polemika pas shpalljes së fituesit.
Nuk janë të paktë këngëtarët që kanë hedhur akuza drejt jurisë së festivalit se janë ata që e përcaktojnë fituesin, i cili na përfaqeson në Eurovision.
Kështu po ndodh dhe për Festivalin e 58-të që pritet të fillojë në fund të dhjetorit.
Një gazetar i vjetër i RTSH-së shprehet se fituesi i festivalit të këngës është shpallur pa filluar ende.
Gazetari gjithashtu ka dërguar edhe një listë të shkruar me shkrim dore e gjetur në sirtarët e studios të RTSH-së i cilësuar si “MOS E HAP”, ku shkruhet po e njëjta radhitje e artistëve, pra nga fituesi dhe deri tek vendi i fundit.
Gazetari preferon të mbetet anonim, pasi nuk dëshiron që të mbetet pa rrogë muajin e nëntorit.





