Dekriminalizimi / Paloka: Rama s’ka vullnet, por procesi do të kryhet se PD mbështetet nga ndërkombëtarët

 

 

palokaKonferenca e Kryetarëve e mbledhur dje me kërkesë të të djathtëve, nuk pranoi që drafti i opozitës për dekriminalizimin të bëhej pjesë e punimeve 3-javore të Kuvendit, për shkak se, sipas arsyetimit të mazhorancës, ky kalendar tashmë është miratuar. Projektligji që është hartuar nga PD do të bëhet pjesë e diskutimeve në Kuvend në kalendarin 3-mujor. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, çeli seancën plenare të ditës së djeshme me akuza ndaj mazhorancës se me vonesat e votimit të ligjit po tregon se nuk ka vullnetin për të realizuar dekriminalizimin. Në këtë kontekst, deputeti demokrat bëri thirrje që edhe kolegët e tij të mazhorancës “që ndihen të fyer nga inkriminimi i politikës” – ta mbështesin këtë nismë. “Duket qartazi se vullneti i kësaj mazhorance për të bërë dekriminalizimin vazhdon që nga sesioni i kaluar, kur deputetët e listës së zezë të kësaj mazhorance po i plasin për ditë në dorë me aktet e tyre. Prapë edhe sot pari një mungesë të qartë vullneti për të kaluar një ligj kaq të domosdoshëm në mënyrë sa më të shpejtë. U gjet qimja në vezë me qëllim që ky projektligj të mos futej në kalendar. Megjithatë duke shprehur vendosmërinë tonë për t’i shkuar deri në fund këtij procesi të domosdoshëm për parlamentin dhe administratën, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, do t’i qëndrojmë deri në fund. Komisioni që është ngritur për këtë çështje me kërkesën tonë dhe gjoja me vullnet të përbashkët, që nesër do të kërkojmë të mblidhet dhe të shqyrtojë ndër të tjera edhe nismën tonë ligjore. Jemi të bindur që nuk do të ketë kurrë vullnet nga Rama për të bërë një gjë të tillë, pavarësisht presionit që i bëhet përditë nga ndërkombëtarët, se opozitën nuk e llogarit. Edhe pa dëshirën e Edi Ramës ky proces do të kryhet”, – u shpreh Paloka. Ndërkohë, kryedemokrati Basha bëri të ditur dje në mbledhjen e grupit kuvendor se nga dita e sotme “komisioni i dekriminalizimit nën drejtimin e Oerd Bylykbashit do të nisë shqyrtimin e nismës së paraqitur në Parlament, për të hequr çdo alibi të kryepërgjegjësit për dekriminalizimin, për mosfutjen dhe mosdiskutimin e këtij ligji në seancë plenare

Share it :