Dekorimi i Ali Ahmetit/ Maqedonia si fushë beteje mes Ramës dhe Albin Kurtit

Parakalimi i liderit të BDI-së, partisë të shqiptarëve në Maqedoni, para Këshillit të Bashkiak të Tiranës, ishte shumë më tepër sesa një testim për të matur temperaturën e mardhënies Rama-Veliaj, ashtu sikurse u pasqyrua në pjesën më të madhe të mediave. Pas kësaj ceeremonie dhe dekorimit të Ahmetit me urdhërin qytetar nderi i kryeqytetit, fshihet dora e Tiranës diplomatike për të forcuar influencën në rajon.

Në “nderin” që iu bë atij që Rama e quajti si një “një shqiptar ndër më të mirët e historisë sonë kombëtare, kishte një kalkulim të pastër elektoral. E gjitha qe konceptuar si një qokë ndaj Ali Ahmetit, i cili këtë 8 maj do të përballet me garën më të vështirë elektorale që prej fillimviteve 2000.

Kundër BDI-së, partisë që ai drejton, është grumbulluar koalicioni më i madh i opozitarëve shqiptarë që është ndërtuar ndonjëherë. Partitë e tubuara nën logon VLEN- synojnë një rezultat të kënaqshëm që do ta bënte këtë koalicion partnerin e ardhshëm të qeverisë së re maqedonase.

Lideri i opozitës maqedone, Hristijan Mickoski, që ashtu sikurse tregoi raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, duket se do të jetë fituesi i thellë dhe kandidat për kryeministër, ka deklaruar publikisht se ai planifikon ta drejtojë vendin në bashkëqeverisje me shqiptarët e VLEN, duke e dërguar BDI-në në opozitë. “BDI si parti politike erdhi në pushtet me një histori të të drejtave të njeriut dhe përfundoi si parti që ankohet për të drejtat e njeriut dhe vjedh si të vetët ashtu edhe të tjerët. Kjo është arsyeja pse në këto zgjedhje duhet thënë atyre – se koha e tyre ka kaluar! Është koha për përgjegjësi. Këto ditë më kanë vërshuar mesazhet që më dërgojnë. Unë kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë – mos më dërgoni nëpër kanale të ndryshme ata emisarët dhe korrierët që thonë – kam menduar të bëj koalicion pas zgjedhjeve. Nuk e di nëse e dini apo jo, por unë nuk jam Kovaçevski, as paraardhësi i tij. Me mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë marrëveshje të tilla në dëm të popullit dhe nën tavolinë”, – tha ai në një tubim në Manastir duke iu drejtuar BDI-së.

Natyrisht ky qëndrim nuk i ka pëlqyer Ali Ahmetit, i cili qëndron prej dy dekadash në qeverisje edhe kur zgjedhjet i fiton LSDM ja e majtë edhe kur ato i fiton VMRO-ja sovraniste. Ai i mbahet parimit të pashkruar se çdo qeverisje e këtij vendi multietnik duhet të ndërtohet si një koalicion i partisë fituese të maqedonëve dhe partisë fituese të shqiptarëve. Por që ta arrijë këtë ai është i dënuar të arrijë një super rezultat në këto zgjedhje. Dhe për këtë ai i kërkoi një nder mikut të tij Edi Rama, për t’u dukur sikur në këtë betejë elektorale ka nga pas edhe Tiranën zyrtare.

Rama ia plotësoi kërkesën madje u rikthye pas 13 vitesh të shkelte në bashki, enkas për të ndihmuar Ali Ahmetin. Por lëvizja e kryeministrit shqiptar nuk nisej vetëm nga parimi i miqësisë alturiste. Ai e ka pasur prej kohësh Ali Ahmetin si një aleat edhe në ditët e vështira të projektit të tij të Ballkanit të Hapur, në bashkëpunim me presidentin serb Vuçiç. Kur të gjithë faktorët shqiptarë ishin kundër kësaj nisme që i voliste vetëm Beogradit, si parti qeverisëse, BDI, e Ahmetit e mbështeti atë si parnere e koalicionit, fillimisht të Zaevit dhe më pas të Kovaçevskit.

Analiza e REL: A ka Vetëvendosja ambicie panshqiptare?

Madje kjo mendohet se ka qenë një nga arsyet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendosi të përfshihet në zgjedhjet maqedone të 8 majit, në përkrahje të opozitës shqiptare. Ndonëse publikisht Kurti ka deklaruar se Vetëvendosja nuk garon në zgjedhjet e 8 majit, “de facto” ai ka njerëzit e tij në listat e VLEN e në mes tyre edhe ish këshilltarin e tij Bekim Qoku. Ai i ka pritur dhe i ka mbështetur udhëheqësit e opozitës shqiptare, ka zhvilluar tubime paraelektorale përkrah tyre dhe ka vënë në shërbim popullartitetin e tij mes shqiptarëve të Maqedonisë për të pasur një rotacion të pushtetit në Shkup.

Andi Bushati: Sa VLEN Albin Kurti në Maqedoni?

Pikërisht për ti vënë digë ambicieve të Kurtit është futur në lojë dhe Edi Rama. Kryeministri shqiptar nuk mund ti lejojë vetes, që pasi ka humbur totalisht influencën mbi qeverinë e Prishtinës, ti priten lidhjet edhe me atë të Maqedonisë. Në një situatë, kur raporti i tij me Vuçiçin është ftohur, kur në Podgoricë nuk drejton më Dritan Abazoviçi, kur mardhëniet e fqinjësisë së mirë me Athinën kanë shkuar për dreq, ai do të bëjë gjitthçka që që të ruajë një dorë mbi qeverinë e re në Shkup. Rama nuk e pranon dot këtë rënie të lirë të influencës në rajon. Prandaj ai i erdhi në ndihmë Ali AhmetiT. Dhe prandaj i bëri qokën e ceremonisë së dekorimit në Tiranë, për të mos e lënë garën elektorale të 8 majit, në vendin fqinjë, vetëm në duart e trysnisë që po ushtron Albin Kurti.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news