Berisha: Embro Sulejmani ishte edhe menaxher i klubit qeveritar ku takohej Edi Rama me Ergys Agasin
Kryetari i PD, Sali Berisha, në vijim të deklaratave të tij gjatë konferencës për shtyp tha se biznesmeni i arrestuar Embro Sulejmani ishte edhe menaxher i klubit qeveritar ku takohej Edi Rama me Ergys Agasin.
Berisha: Edi Rama është autori i këtyre, u garantoj meqenëse jemi në këtë çështje, se çdo gjë kanë bërë, qoftë Vlora, qoftë Gysi, qoftë Ermali, qoftë Linda, gjithçka e kanë bërë me urdhër të Edi Ramës.
Të gjitha veprat e rënda kriminale i kanë kryer me urdhër të Edi Ramës.
Është arrestuar edhe një emër Sulejmani. Dhe ky një figurë kyçe e krimit.
U kujtohen ju denoncimet e mia për Kodrën e Kuajve ku mblidheshin kriminelët Suel Çela, Elvis Doçi, Vangjush Dako, Ergys Agasi çdo dy-tre net për qëllime elektorale të PS?
Menaxheri i lokalit të Kodrës së Kuajve, jo pronari, se pronari është edhe ai kjo kategori, është tjetër, ka qenë Embro Sulejmani.
Por Embro Sulejmani ka qenë dhe menaxheri i klubit qeveritar ku Rama me Agasin takoheshin publikisht në Durrës, të dy funksionet. Embro Sulejmani.
Fatjon Kalluçi ishte një hallkë.
Imagjinoni ekspertizat e tyre, ku drejtori i laboratorit ishte bashkëpunëtor krimi, anëtar organizate.




