DEBATET/ Mbledhja e grupit të PD pa media, Bardhi: Kam pasur ftesë nga Nikolla për t’u takuar, u konsultova me Berishën. Salianji: Po bëjmë lëvizje të gabuar dhe me pasoja!

Brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka pasur diskutime dhe debate pas vendimit për t’u ulur në bisedime me mazhorancën për normalizimin e jetës parlamentare.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar para demokratëve të tjerë se ditën e premte ka pasur një ftesë nga kryeparlamentarja Nikolla për një takim informal me kryetarët e grupeve për t’i dhënë zgjidhje krizës parlamentare sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa.

Ai u shpreh se pas konsultimit me Berishën me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me nënkryetarët e tjerë, u vendos pro pjesëmarrjes.

Bardhi theksoi gjatë mbledhjes po ashtu se për këto negociata kanë ndërhyrë edhe ndërkombëtarët.

 

Nga ana tjetër deputeti Ervin Salianji është shprehur skeptik për këto bisedime me mazhorancën duke thënë se vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën.

Sipas tij perceptimi që do të krijohet është se opozita krijoi sherr për 5 muaj që në fund të ulet me kryeministrin Rama.

Ai kritikoi këtë veprim të kolegëve të tij opozitarë duke thënë se është lëvizje e gabuar dhe me pasoja.

Gazmend Bardhi: Siç jeni njohur nga media, ditën e premte kam pasur një ftesë nga Lindita Nikolla për t’u takuar në mënyre informale me kryetarët e grupeve për t’i dhënë zgjidhje krizës parlamentare. Pasi jam konsultuar me kryetarin e partisë z.Berisha, me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me nënkryetarët e tjerë, vendosëm të marrim pjesë. Për këto negociata kanë ndërhyrë edhe ndërkombëtarët, pasi ne kemi kërkuar, që ata të ndërhyjnë. Kemi rënë dakord që të ulemi për komisionet hetimore parlamentare dhe reformën zgjedhore, por nuk kemi asgjë në përmbajtje. Na kanë thirrur sot dhe do shkojmë.

Salianji: Vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Perceptimi qe do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramën, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën! Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë qe nuk ka pasur asnjë shenje tërheqja as ne deklaratat publike te Ramës!

Rikthimi sot ne Konferencën e Kryetareve është praktikisht rikthim ne normalitet dhe ne në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën, por nëse e vendosim vete. Nëse ju thoni qe aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi por qe te hyjmë ne normalitet se u ulem me Ramen do krijojmë perceptim dëmtues për opozitën dhe do jemi joserioze sic ka ndodhur shpesh ne këtë parti e këtë seli qe radikalizohemi qe te marrim vëmendjen e Rames ndërkohe qe vëmendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetaret! Ky akt i sotem na ben dhe me pak te besueshëm!

Te paktën te marrim vendim tani per t’u rikthyer vete ne normalitet jo si shkëmbim se Rama u ul? Çfarë u ul Rama? A jemi ne qe nuk marrim pjese me vullnet ne konference kryetaresh? A është qeveria ne te njëjtin pozicion qe thote riformuloni kerkesat ne konference kryetaresh dhe me ligjin e ri per komisionet hetimore merrini? A është qeveria qe thote qe me mbarimin e afatit te komisionit bipartizan te Reformes zgjedhore do ta kalojme tek ligjet? Cfarë fitojme ne nga ky aksion? Po bejme levizje te gabuar dhe me pasoja.

Gazment Bardhi: Ligji është shumë i mirë, është funksional. (I referohet ligjit te ri për komisionet hetimore parlamnetare).

https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/03/12/debatet-ne-mbledhjen-e-grupit-te-pd-tritan-shehu-te-shpetojme-berishen-i-kthehet-nallbati-ti-nuk-ke-bere-asgje-ne-kuvend/

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.