Dakordësia mes PS dhe PD së Rithemelimit, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Jemi të inkurajuar për rikthimin e rendit normal në parlament

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pas arritjes së një dakordësia mes PS dhe “Rithemelimit” gjatë ditës së sotme, e cila i jep fund aksionit radikal opozitar në Parlament.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasda e SHBA-ve thotë se institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda parlamentit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda parlamentit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Share it :