Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit për të transferuar hetimin në Prokurorinë e Durrësit

Ikja e Jurgis Çyrbja nga Kuvendi i Shqipërisë, duke dorëzuar mandatin e deputetit të PS, është konsideruar nga SPAK si një lëvizje juridike-strategjike, me shpresën për ti shpëtuar ndjekjes penale nga Prokuroria e Posaçme.

Ky ndryshim kursi i Jurgis Çyrbja, thotë për “Ora News”, një burim pranë SPAK, është veçse një strategji për t’i shpëtuar ndjekjes penale, ku ish-deputeti i Durrësit rrezikon të meret i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” së bashku me zyrtarë të tjerë të Hipotekës së qytetit bregdetar.

Gjasat janë që në të ardhmen, SPAK mund të shpallë moskopetencën dhe dosjen kundër tij, t’ia dërgojë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Durrësit.

Megjithatë një vendim i tillë nuk është marë ende nga SPAK, i cili pret të njihet zyrtarisht nga Kuvendi për ndërprerjen e mandatit të zotit Çyrbja.

Lëvizja e deputetit të PS në Durrës, erdhi vetëm pak orë pasi SPAK e thiri për ta pyetur për një kallëzim penal, të bërë në 2021 nga deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili pretendonte në atë kohë se Çyrbja ka “Shpërdoruar detyrën” me lejet e legalizimeve.

Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre, në kohën kur drejtonte Hipotekën e Durrësit, pa e marrë ende mandatin e ligjvënësit.

Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave legalizimi për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke realizuar kështu mbivendosje prone.

Nga 2021 deri më sot, ky hetim është udhëhequr nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi, i cili ditën e djeshme realizoi seancën e parë të pyetjes së deputetit, Çyrbja.

Vetë Çyrbja teksa dha shpjegime për 5 orë me rradhe, kur doli nga SPAK deklaroi se nuk ishte marë i pandehur. Por në të njëjtën kohë nuk vuri në dukje në media se kishte kërkuar dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Lajmi për ndërprerjen e mandatit të deputetit, Çyrbja e ka konfirmuar vetëm ditën e sotme.

/Ora News

Nga ana tjetër Çyrbja, ka argumentuar kërkesën për lënien e mandatit të deputetit, si një domosdoshmëri për tu marë me problemet shëndetësore.

Me ndërprerjen e mandatit të deputetit, Çyrbja automatikisht humb funksionet juridike të zyrtarit të nivelit të lartë, duke futur procesin hetimor brenda një diskutimi ligjor për moskopetencën lëndore të vijushmërisë së hetimit të rastit.

Në kohën kur pretendohet se është kryer vepra penale, Çyrbia ka drejtuar hipotekën e Durrësit, dhe s’mund të hetohet nga SPAK por nga prokuroria lokale e rrethit.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.