Cameron: Nuk pranojmë azil për shqiptarët, vija bregdetare do mbushet me trupa të pajetë

Britania e Madhe ka ashpërsuar gjuhën dhe qëndrimin e saj ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pas deklaratës së kryeministrit britanik, David Cameron, se Shqipëria është një vend dëshpërimisht i varfër dhe synon të hyjë në BE, ka ardhur goditja e radhës. Britania nuk pranon t’u japë azil shqiptarëve, ndërsa ka kërcënuar se vija bregdetare e saj do të mbushet me trupa të mbyturish nëse nuk kthehen pas. Bëhet fjalë për 18 shqiptarët, të cilët kanë kërkuar azil në Britani. Lideri i UKIP-it, Nigel Farage, u shpreh se Britania do t’i shohë brigjet e saj të mbushen me trupa të pajetë nëse u jepet azil 18 shqiptarëve të shpëtuar të dielën pranë Kentit. Komentet e liderit të UKIP-it erdhën pasi një ish-inspektor i forcës kufitare deklaroi se vija bregdetare e Anglisë do të mbushet me emigrantë dhe se paralajmërimet e vazhdueshme nuk kanë sjellë dot mjaftueshëm burime për të parandaluar një përkeqësim të situatës. “Ishin 18 persona nga Shqipëria që aktualisht, me sa di unë, janë duke qëndruar në Dover. Pesë prej tyre pretendojnë të mbeten këtu e druhem se po e përfituan statusin e azilantit, atëherë ne do t’u dërgojmë të tjerëve e bashkë me ta, edhe trafikantëve e bandave të gangsterëve mesazhin: merreni përsipër rrezikun e hajdeni këtu se keni çdo shans për të qëndruar. Jua them këtu, ngushtica e Doverit është një vend i rrezikshëm”, shprehet Farage. Ai kërcënon se plazhet e Kentit do të mbushen me trupa të mbyturish nëse nuk riatdhesohen 18 shqiptarët. “Nëse nuk riatdhesohen që të 18 shqiptarët e ndodhur atje, plazhet e Kentit do të mbushen përgjatë gjithë verës me trupa të mbyturish e eë duhet patjetër ta menaxhojmë këtë situatë”, u shpreh Farage. Në fillim të javës, kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Chris Grayling, paralajmëroi se La Manshi mund të kthehet në një Mesdhe të dytë me flota të tëra anijesh që do të vërshojnë atje. “Do të doja që të tregohemi shumë të rreptë me çdo lloj aplikimi për azil nga Shqipëria, u shpreh ai, e cila është vend kandidat për në Bashkimin Europian, ndaj dhe nuk ka ndonjë arsye kaq të fortë që individëve nga ai vend t’u aprovohet kërkesa e azilit”, shprehet ai.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :