Caka: Rishikim i legjislacionit për lejimin e referendumeve lokale

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka doli sot në një komunikim për mediat ku u shpreh se qeverisja vendore është hallka më e rëndësishme në përditshmërinë e jetës së qytetarëve.

Deklarata e plotë për mediat e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka.

Partia e Lirisë, në tryezën e zhvilluar ditën e djeshme mbi Reformën Territoriale dhe sfidat e qeverisjes vendore, pas konstatimeve të të gjithë ekspertëve pjesëmarrës në tryezë, angazhohet të garantojë nëpërmjet politikave dhe iniciativave ligjore:

1. Rritjen e autonomisë fiskale të pushtetit vendor, nëpërmjet rishikimit të modelit të ndarjes së të ardhurave kombëtare, si të ardhurat nga taksat e ndara si dhe të taksave kombëtare duke i dhënë më shumë kompetenca administrative njësive të vetëqeverisjes vendore.

2. Rritja e kapaciteteve vendimarrëse të pushtetit vendor mbi të ardhurat e veta. Përmes ndryshimeve ligjore, pushteti vendor do të sigurojë kompetenca shtesë për të vendosur mbi normën dhe formën e administrimit të të ardhurave të veta.

3. Rritja e kapacitetit financiar të qeverisjes vendore, duke rritur të ardhurat që marrin në formën e transfertës së pakushtëzuar nga 1% të PBB, të rritet minimumi në mbi 2% të PBB, për ti kushtuar më shumë vëmendje përmirësimit cilësor të shërbimit të arsimit dhe shërbimit shëndetësor dhe shërbimeve sociale.

4. Krjimi i një fondi investimi të veçantë për pushtetin vendor, i cili do të financojë projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe zhvillimore strategjike rajonale, që impakton më shumë se një bashki, per zhvillimin e infrastrukturës rurale dhe mbështetjen per zhvillim ekonomik

5. Rishikimin dhe përmirësimin e sistemit aktual të ekualizimit fiskal, për të siguruar një ndarje më të drejtë dhe më efikase të burimeve financiare, ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore.

6. Përmirësimi i kadastrës dhe administrimi i taksave mbi pasurinë. Kjo do të ndihmonte në identifikimin më të saktë të pasurive dhe në rritjen e të ardhurave nga taksat mbi pasurinë.

7. Hartimin dhe miratimin e standardeve minimale të shërbimeve vendore që sigurojnë një nivel bazë cilësie në të gjithë vendin, duke u mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare.
Partia e Lirisë do të propozojë rishikim të legjislacionit me qëllim:

1. Vendosjen me ligj të referendumeve lokale si zgjidhje për të gjitha çështjet që cenojnë autonominë e pushtetit lokal dhe përmirësojnë standartin e jetesës së qytetarëve.

Moto e qeverisjes vendore të jetë në përputhje me nenin Nr. 5 të Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore të Këshillit të Europës: “Janë qytetarët ata që vendosin për administrimin e njësive të vetëqeverisjes vendore”.

2. Rishikim i legjislacionit për të forcuar autonominë vendore, duke u dhënë atyre më shumë fuqi për të vendosur për politikat e tyre fiskale dhe për të menaxhuar të ardhurat dhe shpenzimet në mënyrë më efikase. Kjo do të ndihmonte në zvogëlimin e varësisë nga qeveria qendrore dhe do të nxisë një menaxhim më të përgjegjshëm financiar në nivel lokal.

3. Propozimi i një reforme që rishikon dhe zgjeron rolin dhe kompetencat e Këshillave të Qarqeve, duke i bërë ato më relevante në kontekstin e decentralizimit dhe zhvillimit rajonal për të marrë një rol proaktiv në hartimin e strategjive rajonale të zhvillimit që përfshijnë më shumë se një bashki.

Për ne, qeverisja vendore është hallka më e rëndësishme në përditshmërinë e jetës së qytetarëve dhe si e tillë nuk meriton të trajtohet si rudiment i qeverisë qendrore, por nëpërmjet forcimit të autonomisë së saj, të përmirësohet cilësia e jetës së të gjithë shqiptarëve.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
5 Maji/ Blushi: Liria e atdheut sot e kërcënuar, detyrë mbrojtja e familjes dhe kombit Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nga Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në 5 Maj, u shpreh se kjo ditë përbën jo vetëm një moment kujtese dhe nderimi për sakrificën e dëshmorëve, por edhe një thirrje të përhershme për mbrojtjen e lirisë së vendit. Blushi theksoi se sakrifica e Qemal Stafës dhe mijëra të rinjve që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë mbetet një amanet për ruajtjen e vlerave kombëtare, të cilat sipas tij sot ndodhen të rrezikuara nga politika që ai i cilësoi si të drejtuara kundër familjes, kombit dhe interesit kombëtar. Fjala e plotë 5 Maji është një ditë shumë e rëndësishme e kombit tonë. Është jo vetëm një ditë kujtese dhe reflektimi, por së pari mirënjohje dhe nderimin më të thellë para sakrificës më sublime të Qemal Stafës, mijëra Dëshmorëve të rinj e të reja, të cilët dhanë jetën në lule të rinisë për lirinë e Atdheut. Sakrifica e tyre më sublime, amaneti i Dëshmorëve të Atdheut, është një kushtrim i madh, i përhershëm për të gjithë shqiptarët, për të mbrojtur si sytë e ballit vlerat e lirisë, të kërcënuara sot më shumë se kurrë nga një çetë uzurpatorësh, të cilët nuk e kanë pushtuar Shqipërinë me tanke dhe blinda, por me promovimin e atyre antivlerave të goditjes së familjes, të goditjes së Kombit nëpërmjet shpopullimit dhe shkombëtarizimit. Ndaj është detyrë patriotike , misioni më i lartë sot për çdo shqiptar, në veçanti për Partinë e Lirisë, e cila ka si simbol të saj pikërisht edhe ngjyrat Kuq e Zi të flamurit kombëtar, por edhe për shkak të emrit që ajo ka, që të bëjë sot çdo sakrificë dhe të paguajë çdo çmim për mbrojtjen e vlerave të lirisë, për mbrojtjen e familjes, shoqërisë dhe kombit Shqiptar nga kjo çetë uzurpatorësh dhe kuislingësh që po bëjnë gjithçka për të shbërë jo vetëm Shqipërinë por edhe Kombin Shqiptar. Jemi të vendosur të paguajmë çdo çmim dhe të bëjmë çdo sakrificë për të përmbushur amanetin e Dëshmorëve të Atdheut. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Atdheut! Faleminderit!