Sardar Jan Mohammad Khijli është 46-vjeçari nga Pakistani, i cili kërkon të ketë 100 fëmijë. Aktualisht 46- vjeçari është babai i 35 fëmijëve, por sipas tij feja e kërkon të ketë më shumë fëmijë dhe se 3 gratë e tij janë dakord për një tjetër martesë.
Aktualisht, dy prej 35 fëmijëve të tij e kanë mbështetur babain për të patur 100 fëmijë. Njëri prej tyre i cili është edhe fëmija më i madh, 15 vjeç, ka thënë: “Një familje e madhe është bekimi i Allahut”.
Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar së poligamia prek më së shumti fëmijët dhe gratë.
Meshkujt pakistanezë janë të lejuar të martohen deri në 4 gra sipas Islamit, edhe pse për ta bërë këtë, ata duhet të kërkojnë leje nga gruaja e parë dhe një këshill. Pakistani është vendi më shkallën më të madhe të lindjeve në Azinë Jugore, rreth 3 fëmijë për grua.




