Bordi i Ramës s’ndal rritjen e çmimit të naftës, i kalon sërish 200 lekë për litër
Bordi i Ramës ngre sërish çmimin e naftës, duke e kaluar sërish nivelin e 200 lekëve për litër. Bordi njoftoi sot një shtrenjtim prej 4 lekësh për litër ditën e sotme, duke e çuar atë në 201 lekë.
Sipas njoftimit, Bordi i Transparencës në datë 13 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Më 8 maj Bordi i Ramës e uli çmimin e naftës në 193 lekë/litri, por ulja zgjati vetëm 1 ditë. Më 9 maj Bordi e rriti me 4 lekë duke e çuar në 197 lekë/litri, ndërsa sot çmimi u rrit edhe me 4 lekë të tjera.




