Blushi: Ka ardhur koha të përveshim mëngët dhe ta nxjerrim nga zyra kryehajdutin e Bashkisë së Tiranës !

Të mbledhur ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përmes thirrjeve kanë kërkuar largimin nga Bashkia e Tiranës të Erion Veliaj.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në fjalën e tij u shpreh se tashmë është koha për t’i thënë ndal të gjitha abzuzimeve nga ana e Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij ndaj  qytetarëve të  Tiranës.

Tedi Blushi:

“Ka ardhur koha të heqim kostumet dhe të përveshim mëngët për të hyrë në Bashkinë e Tiranës në emër të Ardit Gjoklaj, mbi cakun e të cilin filloi korrupsioni i Erion Velisë.

Unë sot po përvesh mëngët në mënyrë simbolike për t’i thënë atij që koha jote ka marrë fund, sepse do të ketë drejtësi për Ardit Gjoklaj, për nënën Lizën dhe për qindra milionë euro që janë vjedhur dhe po videhn  çdo ditë me inceneratorin e Tiranës.

Do te këtë ndëshkim për betonizmin e kryeqytetit, për shndërrimin e Tiranës në një vend gazi ku çdo vit humbin jetën dhejtra dhe qindr qytetarë.

Erion Veliaj do të japë llogari jo para SPAK-ut dhe policisë që po mbron sot këtë kryebandit, ku në asnjë vend të botës nuk ka banditë që mbrohen nga policia dhe jo vetëm me policë, por këtu mbrohen dhe nga drejtori i policisë që i kërkoi të zbatojë ligjin dhe të mos marrë urdhra nga Erion Veliaj.

Nuk ka polici në botë që ndalon anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, të zgajdhurti vendor  që të hyjnë në këtë institucion ku ata janë zgjehdur të përfaqësojnë intereat e tyre.

Të gjitha këshilltarët e opiztës i kanë përveshur mëngët e tyre dhe jam i bindur se në rast se SPAK nuk e merr të pandehur këtë kryebandit do të jetë populli që do ta arrestojë e do ta nxjerrë për zvergu nga zyra ku ai fshihet”.: 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :