Berisha: Zjarri ishte i paralajmëruar. Pallati i kuq është pallati Rama-Veliaj
Lideri demokrat, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët jashtë Kuvendit lidhur me zjarrin që përfshiu pallatin në kryeqytet, e cilësoi ngjarjen si të paralajmëruar dhe pasojë të shkeljeve të rënda urbanistike.
Gazetarët: Z. Berisha, ka një shqetësim aktual shumë të rëndësishëm për të cilin opozita nuk po flet. Dy ditë më parë është përfshirë nga flakët një pallat i ri. Dhjetëra banorë kanë mbetur jashtë dhe dyshohet për cilësinë jashtëzakonisht të dobët të ndërtimeve. Dhe nuk preken vetëm ata dhjetëra banorë që jetojnë në atë pallat, por vihet në dyshim cilësia e dhjetëra ndërtimeve apo qindra ndërtimeve të tjera?
Sali Berisha: Absolutisht, keni shumë të drejtë. Është një çështje thelbësore. Pallati i kuq është pallati Rama-Veliaj.
Fasada u dogj sikur të ishte me kashtë dhe jo e beton, sepse i tillë ishte materiali për të cilin kishte një ekspertizë dy vite më parë që është material i djegshëm dhe që ishte dërguar në prokurori. Ju e patë vetë, zjarrfikësi nuk futej dot, fat i madh që shpëtuan jetët e njerëzve, që edhe mund të humbisnin, por ai ishte zjarr i paralajmëruar. Janë Rama – Veliaj që kanë shkatërruar me betonizimin e Tiranës.
Dhe jam plotësisht dakord, absolutisht raste analoge ekzistojnë sot në çdo bllok.
Edhe pallati në pajë. Pallati në pajë nuk është me materiale të djegshme, por ka zënë sheshin e pallateve dhe në qoftë se aty bie zjarr në pallate, nuk ka ku futet zjarrfikësja se del pallati në pajë i Linda Ramës.
Pra, janë të gjitha këto shkelmime të kondicioneve urbanistike.




