Berisha: Varfëria dhe mjerimi, emergjencë kombëtare. PD do përmbysi plotësisht shpërndarjen e të ardhurave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tryezën me ekspertët e ekonomisë për diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2025 theksoi se, shqiptarët janë në varfëri dhe mjerim ekstrem.

Berisha tha se, varfëria dhe mjerimi janë një emergjencë kombëtare, së cilës PD do t’i përgjigjet duke përmbysur plotësisht modelin e shpërndarjes së të ardhurave’, u shpreh Berisha gjatë takimit me ekspertët e ekonomisë.

“Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu të pranishëm, drejtues të PD, deputetë, kryesues dhe drejtues, anëtarë të departamenteve të saj.

Dhe një përshëndetje për të gjithë ata që na ndjekin ne.

Të dashur miq, ne e shfrytëzuam analizën dhe studimin e buxhetit për të paraqitur para shqiptarëve programin tonë ekonomik në tërësi, por para së gjithash konceptin tonë për shpërndarjen e të ardhurave buxhetore, i cili ka qenë i kundërt me parimet në të cialt ky buxhet u shpërnda në 12 vite.

Cilido që dëshiron, le të shohë studimin e Grupit të Bostonit të vitit 2012. Ky grup, ndër më prestigjozët në botë në rrafshin e studimeve, gjen Shqipërinë në pozicionin e katërt më të mirë në shpërndarjen e të ardhurave buxhetore.

Një qeveri në rast se do të ruajë kohezionin social, të vendit, të shoqërisë, një nga levat më të fuqishme që ajo ka për të konkretizuar përpjkjet për këtë kohezion është shpërndarja për të ardhurat buxhetore.

Aso kohe, Shqipëria u rendit në atë pozicion nga ai grup prestigjioz për faktin se Shqipëria në mënyrën më të vendosur kishte rritur rrogat dhe pensionet e qytetarëve, kishte ulur taksat dhe kishte investuar në infrastrukturën e dobishme për komunitetet.

Këto tre ishin faktorët që bënë të mundur që Shqipëria të ketë atë pozicion. 12 vite kaluan, Shqipëria në raport me shpërndarjen e të ardhurave u rrokullis me një shpejtësi të rrufeshme, të dhimbshme edhe më të madhe, se sa u rrokullisajo në testin e PISA-s.

Në 12 vite, ne humbëm një pozicion që përbënte një kuantum lip për shqiptarët, dhe ky ishte pozicionin i qytetarëve më të paguar në rajon. Më të paguar edhe se qytetarët e dy vendeve anëtarë të BE, bullgarët dhe rumunët.

Me gjithë këtë përpjekje, ne, siç janë të dokumentuara, investuam sa kurrë ndonjëherë më parë në infrastrukturën e vendit. 12 vite, nga në krye, nga pozicioni i parë, në rrogat dhe pensionet, ne u rrokullisëm në pozicionin e fundit.

Edhe pas rritjeve të rrogave, se pensionet nuk janë rrit, përsëri ne rreshtohemi të fundit në rajon, por jo vetëm rreshtohemi të fundit, por e vërteta është se, sirenat e dhimbjes së varfërisë dhe mjerimit ulërijnë sot për mbi 46% të shqiptarëve.

Në situatën më katasrofale, më çnjerëzore, më të pamëshirë janë pensionistët.

Pensionisti shqiptar për shkak të inflacionit, sot me gjithë të ashtuquajturin indeksim, sot ai blen me pensionin e tij 30-40% më pak, se sa blinte me pensionin e tij në vitin 2013.

Është shumë e dhimbshme të imagjinosh që, çmimet në Greqi dhe Itali të ushqimeve bazë dhe produkteve bazë janë qartësisht më të ulëta se në Shqipëri. Në raport me mesataren e BE, çmimet e produkteve bazë janë 10-250% më lirë, kurse pensionisti, në qoftë se ia proporcionojnë pjesën e pa indeksuar, në qoftë se ia proporcionojnë rreth 450 mijë lekë që, sipas ekspertëve iu mbahen me tvsh-në atyre, del e vërtetë që ata tri vakte nuk i marrin dot.

Në një kohë kur u mbaj ky qendrim me rrogat e larta. Ata u rritën 2 dhe 3 herë. Imagjinoni ju, merr Edi Rama, Bajram Begaj, Altin Dumani, marrin sa 50 gjer në 70 pensionistë, në një shkallë pabarazie ekstreme.

Plus të tjerë, që marrin si ndihmë ekonomike dhe janë mbi 60 mijë e sa familje që marrin nga 60 mijë lekë të vjetra.

Pra, varfëria dhe mjerimi janë një emergjencë kombëtare në Shqipëri sot. Një emergjencë, së cilës PD duhet dhe do ti përgjigjet duke përmbysur plotësisht këtë model shpërndarjes së të ardhurave dhe në mënyrë përfundimtare”, u shpreh Berisha.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news