Lideri demokrat Sali Berisha tha se narko-qeveria injoron në mënyrën më totale qytetarin dhe qytetarët.
”Miqtë e mi, buxheti i këtij viti parashikon rreth 7 miliardë euro shpenzime.
Në qoftë se bën një analizë, në këto 7 miliardë euro, qytetari, pensionisti, i sëmuri, studenti, nxënësi, rrogëtari janë më të përçmuarit.
Në emergjencën që jeton Shqipëria, në tiraninë e varfërisë që bëhet çdo muaj dhe vit më e rëndë, akti i parë, që duhej të vendosej, duhej të ishte të paktën një e shtata e kësaj shume t’u kushtohej pensionistëve, rrogëtarëve, fëmijëve, qytetarëve.
Në qoftë se një të shtatën e kësaj shume, në këto kushte, do vendosnin t’ia kushtonim qytetarëve, brenda një muaji të gjitha rrogat dhe pensionet në Shqipëri do rriteshin me 50 përqind.
Pra, në qoftë se edhe në vitin e ardhshëm, duke vendosur investimin tek qytetari të parin, do t’i rrisnim, do të përkushtonim një të shtatën e shpenzimeve, pensionistëve, rrogëtarëve, rrogat dhe pensionet do rriteshin 100 përqind krahasuar me këtë vit.
Për ata, të cilët me skepticizëm dëgjojnë për rritjen e rrogave, u them se absolutisht mundësitë më reale, por nuk ka shpirt, nuk ka zemër që t’ju ndjejë problemet që përballen sot qytetarët.”




