Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se protesta nesër do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar
“Policia në interesin e saj më të mirë, të mos bëhet mercenare e Edi Ramës.
Këtë i them policisë unë.
Ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit.
Mjerë ai që i prek.
Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar.
Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë.”




