Berisha përshëndet raportin e Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!

Berisha përshëndet raportin e Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!

Kryetari i PD, Sali Berisha përshëndet raportin e Parlamentit Europian. Berisha, gjatë konferencës për shtyp, tha se, hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!
Ai tha se, Partia Demokratike angazhohet për të plotësuar çdo rekomandim të këtij raporti.

Berisha: Sapo është votuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian raporti i këtij komisioni për Shqipërinë.
Keni parasysh se ky komision solli në Shqipëri një mision faktmbledhës, rast tepër i veçantë.
Pra, anëtarët e komisionit, të cilët natyrisht disponojnë informacione të shumëanshme të burimeve diplomatike të komisionit dhe vendeve anëtare, e panë të domosdoshme ardhjen ne tyre direkt në Shqipëri për të parë gjërat në vend.
Me këtë rast, unë dua t’i falënderoj anëtarët e komisionit sepse raporti votohet nga 180 anëtarë a më shumë të cilët përfaqësojnë të gjithë spektrin e Parlamentit Evropian.
Për shembull, raporteri për Shqipërinë, zoti Andrea Schieder është i grupit të socialistëve.
Por mendoj se kemi të bëjmë me një raport jashtëzakonisht të çmuar, objektiv, i cili ka bërë diagnozën e plotë të problematikave me të cilat përballet vendi dhe përveç kësaj ka edhe rekomandime të vyera, të çmuara për narkoqeverinë natyrisht, por ka rekomandime edhe për opozitën, pa diskutim.
Ndaj dhe unë jam sot këtu në emër të PD për t’u angazhuar për të plotësuar të gjitha rekomandimet e këtij komisioni, i cili është komisioni që përfaqëson BE-në në të gjitha marrëdhëniet me vendet kandidate, me vendet jokandidate, me Europën dhe botën.
Ky është një dokument shumëfaqesh.
Domethënë, ky raport shkon në 29 faqe.
Dhe unë sapo e mora raportin, por ajo çka, si opozitë na intereson më shumë se çdo gjë tjetër, vlerësoj se ka pasur trajtimin më serioz dhe më të gjerë.
Kështu, pasi thotë në pikën 2 se mban shënim, pra ka kuptim kjo, ka qenë i mirëpritur më përpara, tani mban shënim se hija e zezë e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut është në çdo rresht të këtij raporti.
Mban shënim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e pranimit në fund të vitit 2027 dhe mirëpret progresin e bërë në vitet e fundit.
Thekson nevojën për të garantuar zbatimin e legjislacionit. Pra, nuk do letra të vdekura, ligje si letra të vdekura, do ligje të zbatuara.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :