Berisha: Partia Siçiliste politizoi gjithë administratën, taksë 3 % për punonjësit

Berisha bishaIsh-kryeministri i vendit Sali Berisha reagoi sërish lidhur me vendimmarrjet në Asamblenë e PS-së, ku e cilësoi si të papranueshme vendosjen e tarifës prej 3 % të pagës që duhet të paguajnë punonjësit e administratës për PS-në.

Pas anetaresimit me detyrim te te gjithe punonjesve te administrate ne PS, vendoset taksa e Partise prej 3% per punonjesit administrates!! Te dashur miq, dje asambleja e Partise Siçiliste vendosi qe te mbidyfishoje numerin e anetaresise se Partise dhe konkretisht ta rrise ate nga 71500 anetare te rregjistruar ne kompjuterin zyres se organizimit te selise qendrore te partise ne 150 mije anetare, pra numri duhet te rritet me 78500 anetare. Burime te brendshme te PS bejne me dije se kryetari i perjetshem i saj ka urdheruar dorezimin brenda dates 15 gusht te gjithe punonjesve te administrates pa perjashtim formularin e anetaresimit ne PS. Krahas dorezimit te formularit, porosia e Rames eshte largimi nga administrata per te gjithe ata punonjes qe guxojne te kundershtojne plotesimin dhe firmosjen e formularit te anetaresimit ne PS. Ne kete menyre, ne Shqiperine qe ecen drejt BE, ndodh per here te pare ne historine e vendit partijezimi total i administrates shteterore, standart qe nuk ka ekzistuar as gjate diktatures hoxhiste dhe qe nuk ekziston sot as ne Korene e Veriut. Ky eshte kursi europian i neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama!”, shkruan Berisha në FB-në e tij.

Share it :