Berisha: Edi Rama e ka të qartë përfundimisht se të ardhme nuk ka. E ka të qartë se pushteti i tij do të marrë fund

Kryedemokrati Berisha tha sonte se Edi Rama e ka më të qartë se kushdo tjetër se ai nuk ka një koleg të dytë në Europë, që të ketë kryer krimet e tij.

”Një thirrje kam sonte për mbarë qytetarët e këtij vendi: krahasoni ju lutem fjalimet e këtyre zonjave, këtyre zotërinjve, këtyre vajzave dhe djemve nga parlamenti i lirisë me daljet e ministreve, ministrave, deputeteve, deputetëve, zyrtarëve të Edi Ramës, të cilët kontrastojnë, ndryshojnë si drita me terrin, si e vërteta me gënjeshtrën njëra me tjetrën.
Imagjinoni qytetarët e lirë, dinjitozë, guximtarë, vijnë këtu dhe ju thonë ju të dashur qytetarë dhe qytetarë, të vërtetat më të hidhur, vjedhjet më të mëdha, krimet më të shëmtuara, mashtrimet më monstruoze, arbitraritetin më të madh të regjimit që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, vjedhjen dhe drogën.
Krahasoni pak me kampin tjetër, me krahun tjetër, çdo ditë skandale të tmerrshme.
Çdo ditë vjedhje pas vjedhje.
Çdo ditë, vrasje, therje, plagosje.
Çdo ditë, fshehje të të vërtetave.
Hidhni sytë në studiot televizive, a i shikoni kund ministreshat apo deputetët e Edi Ramës?
A i shikoni kund ministrat apo deputetët e Edi Ramës?
Jo, absolutisht, nuk dalin dot. Edhe kur dalin, ndodh tepër rrallë.
Koten, dremiten në studio sepse e e dinë që çdo fjalë që do lëshojnë është gënjeshtër.
Sepse e dinë se çdo gjë që do thonë në studio është mashtrim.
Sepse e dinë se gazetarët mund t’i bëjnë të dalin nga studiot për aferat që kanë kryer, për vjedhjet, për keqpërdorimin e pushtetit.
U ndala në këtë analizë të domosdoshme. Këtu çdo natë denoncohet mashtrimi i tmerrshëm që u bëhet shqiptarëve.
Çdo natë denoncohen vjedhjet e mëdha që u bëhen qytetarëve të vendit në taksa, në dogana, në prona publike.
Çdo natë, vjedhje e pasurive kombëtare.
Kurse krahu tjetër hesht si fija e barit. Mban të bllokuar parlamentin, braktis studiot televizive nuk dërgojnë njeri.
Dhe kur dalin, marrin rol gazetari. Flasin sikur të jenë gazetarë kronike, një profesion të cilin gazetarët e bëjnë 100 herë më mirë.
Të gjitha këto tregojnë tmerrin, frikën e madhe që kanë ata nga ju, që kanë nga opozita.
Këto tregojnë se Edi Rama e ka të qartë përfundimisht se të ardhme nuk ka.
E ka të qartë se pushteti i tij do të marrë fund.
Edi Rama e ka më të qartë se kushdo tjetër se ai nuk ka një koleg të dytë në Europë, që të ketë kryer krimet e tij.
Se ai nuk ka një koleg të dytë në Europë që të ketë firmosur vjedhjet e tij.
Se nuk ka një koleg të dytë në Europë që të ketë mashtruar qytetarët e tij.
Dhe nuk ka një të dytë në Europë, përveç Lukashenkos, që të bllokojë rotacionin duke vjedhur votën.
Të qëndrojë në pushtet me forcën e krimit, të korrupsionit, të blerjes së votës, të policisë politike elektorale.”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.